Kanë mbetur edhe tre muaj deri në fillim të Kampionatit Botëror të futbollit dhe lëndimet, problemet në formë ose edhe teket e selektorëve tashmë janë faktorë përcaktues për të ditur se cilët lojtarë shkojnë në Rusi, e cilët e shikojnë botërorin në TV.
E përditshmja madridase Marca ka përpiluar një listë të lojtarëve që mund të mungojnë në këtë botëror pikërisht për shkak të arsyeve të lartë cekura dhe listën e kombëtareve që mund të shkojnë të hendikepuara në garën më të madhe të futbollit.
Lista e lojtarëve që nuk e kanë të sigurt pjesëmarrjen në botëror.