Kety Perry e ka të ndaluar të hyjë në territorin Kinez

18.11.2017 12:06
Kety Perry e ka të ndaluar të hyjë në territorin Kinez

Ajo është një nga këngëtare më të njohura në të gjithë botën por jo të gjithë shtetet e lejojnë Katy Perry që të hyjë në territorin e tyre.

Së fundmi  raportohet se këngëtarja e njohur e ka  të ndaluar të hyjë në  Kinë për një kohë të pacaktuar para performancës së saj në “Victoria’s Secret Fashion Show”, e cila do të organizohet të hënën në Shanghai.

“Page Six” ka raportuar ditën e enjte se autoritetet kineze kanë refuzuar vizën e divës 33-vjeçare për shkak të veshjes me flamurin tajvanez gjatë një koncerti në vitin 2015 në Taipei Arena.


Tani përflitet se do të jetë Harry Styles ai që do të zëvëndësojë Perry në këtë performancë. Lajmi për refuzimin e vizës së Katy u publikua vetëm disa orë pasi Gigi Hadid bëri publik lajmin se nuk mund të merrte pjesë në këtë event të rëndësishëm të modës.