Këto të dhëna për krime ekonomike duhet t’i dëgjojë Kadri Veseli, sipas Agron Demit

Ish-drejtuesi i GAP-it dhe analisti ekonomik Agron Demi ia ka renditur një seri të dhënash që kanë të bëjnë me humbjet ekonomike të Kosovës nga menaxhimi i PTK-së që është nën menaxhimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që gjithmonë është udhëhequr nga PDK-ja.

Këto të dhëna për krime ekonomike duhet t’i dëgjojë Kadri Veseli, sipas Agron Demit

Për shtatë vite, kjo qeveri ka arrit që PTK-në ta kthej nga një ndërmarrje me fitim vjetorë prej 60 milionë euro (2008), në një ndërmarrje e cila i ka vetëm 4 milionë euro në llogarinë rrjedhëse (2015).

Përgjatë këtyre viteve, PDK gjithnjë ka udhëheq me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, si aksionare e PTK. PDK ka vendos për anëtarët e Bordit të PTK dhe për drejtorët ekzekutiv.

Këto humbje të PTK nuk janë vetëm rezultat i “viber”, qysh kanë dëshirë me u arsyetu, por rezultat i keqmenaxhimit, kontratave të dëmshme, ngrirjes së investimeve, mbi ngarkim me staf, punësime familjare e politike…

Tash, përveç që buxheti i Kosovës humb nga mungesa e dividentes nga PTK, Qeveria është duke e përgadit terrenin që 30 milionë euro e humbura në arbitrazh, dhe dhjetëra miliona euro që janë në procese gjyqësore, me u pagu nga buxheti i shtetit.

E deri tash, asnjë ministër i MZHE e asnjë anëtar Bordi i PTK, nuk është duke u hetu nga Prokurori për këto krime ekonomike.

Edhe një herë, për ti vënë gjërat në perspektivë, se sa do i kushtojnë qytetarëve këto 30 milionë euro, po i jep disa krahasime:

– 30 milionë janë të hyrat vetanake të 35 komunave së bashku;

– 30 milionë janë investimet kapitale të 19 komunave së bashku;

– 30 milionë janë shpenzimet vjetore të Universitetit të Prishtinës;

28 milionë euro është asistenca sociale për 26 mijë familje në varfëri;

– 15 milionë euro janë shpenzimet totale për barna e material të nevojshëm për krejt QKUK-në dhe spitalet rajonale;

– 9 milionë euro në vit shpenzon Prokuroria e Shtetit, e cila do të duhej të hetonte këtë rast 30 milionësh;

– 21 milionë euro shpenzojnë krejt gjykatat e Kosovës, të cilat do të duhej të vendosnin për këtë rast të rëndë 30 milionë eurosh.