InDoks u transmetua dokumentari “Beteja Ballkanike: Vrite Gazetarin!”. Është ky një dokumentar do të trajtojë situatën e gazetar�" />

Këto janë rastet e sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë që nuk kapën sulmuesit

Këto janë rastet e sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë që nuk kapën sulmuesit

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Beteja Ballkanike: Vrite Gazetarin!”.

Është ky një dokumentar do të trajtojë situatën e gazetarëve në Ballkan si dhe zbulohen detaje nga rastet më të rënda ku gazetarët humbën jetën.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin!

Në intervistën për InDok, Imer Mushkolaj nga Këshilli i Mediave të Shkruara zbulon rastet kur gazetarët kosovarë u sulmuan dhe nuk u kapën sulmuesit. Cilat janë këto raste, sipas tij?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi flitet më në detaje për Betejën Ballkanike bardh e zi. Për të vërtetën nga ana e gazetarëve në një anë, dhe betejën kundër tyre nga ana e politikanëve, mafias dhe krimit të organizuar bashkë, në anën tjetër.

Sa gazetarë janë vrarë në Kosovë e sa në shtet në regjion?

Si u bë që në të gjithë rastet e vrasjes së gazetarëve, ose kurrë nuk zbulohen vrasësit, ose kriminelet kurr nuk e marrin dënimin e merituar?

Cilët janë liderët aktual të Ballkanit që kanë pasur skandalet më të mëdha në raport me gazetarët?

Ekskluzivisht për InDoks dhe për këtë dokumentar flasin gazetarët më eminent nga ky regjion.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi. /Insajderi.com