Këto janë ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve

Këto janë ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve

“Wembley” do të mirëpresë sfidën kryesore të së mërkurës në Ligën e Kampionëve mes Tottenhamit dhe Real Madridit.

Klubi anglez dhe ai spanjoll kanë pikë të barabarta në grupin H dhe ndeshja e sotme mund të jetë vendimtare për pozitën e parë në renditje. Në takimin tjetër të këtij grupi, Borussia Dormundi do të kërkoj fitoren e parë në Ligën e Kampionëve kundër APOEL-it.

Në grupin E, Liverpooli do të presë në shtëpi Mariborin e Valon Ahmedit, kurse Sevilla do t’i bëj konak Spartakut të Moskës.

Në grupin F ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në Itali mes Napolit dhe Manchester Cityt, kurse në sfidën tjetër të këtij grupi Shaktari do presë në shtëpi Feyenoordin. Në grupin G, Besiktasi do të luajë kundër Monacos, ndërsa Porto ndaj Leipzigut.

E mërkurë

Grupi E

20:45   Liverpool – Maribor

20:45   Sevilla – Spartak

Grupi F

20:45   Napoli – Man City

20:45   Shakhtar – Feyenoord

Grupi G

18:00   Besiktas – Monaco

20:45   Porto – Leipzig

Grupi H

20:45   B. Dortmund – APOEL

20:45   Tottenham – R. Madrid