Këto janë moshat ku arrini kulmin në gjithçka përgjatë jetës

Këto janë moshat ku arrini kulmin në gjithçka përgjatë jetës

Plakja mund të duket si proces i frikshëm, por një mori e studimeve shkencore kanë gjetur që nuk është vetëm rinia mosha e vetme ku kulmojmë në gjithçka.

Adoleshentët për shembull mund të kenë vitalitetin në anën e tyre, por njerëzit më të moshuar kanë stabilitetin psikologjik, shkruan Business Insider.

Këto janë moshat ku ne kulmojmë në arritjet tona në jetë:

Mësimi i një gjuhe të dytë është më e lehtë në moshën 7 apo 8 vjeçe. Por kjo vazhdon edhe deri në pubertet, e më pas bëhet gjithmonë e më e vështirë.

Përpunimi i të dhënave në tru kulmon në moshën 18 vjeçe.

Aftësia për të mbajtur në mend emra të panjohur kulmon kur jeni 22-vjeç.

Gratë janë më atraktive për burrat në moshën 23-vjeçe. Ndërsa atraktiviteti i burrave në sy të grave duket të rritet më shumë me kalimin e viteve.

Kënaqësia me jetën së pari kulmon në moshën 23-vjeçe. Pastaj përsëri në 69.

Fuçia kulmon kur jeni 25-vjeçarë.

Mosha për të gjetur partnerin është më shpesh 26-vjeç.

Për tu bërë vrapues maratone elite, duhet të arrini 28-shin.

Në moshën 30-vjeçare keni eshtrat më të fortë dhe të dendur se kurrë më parë. Më pas vijnë duke u dobësuar.

Lojtarët e shahut luajnë më së miri në moshën 31-vjeç.

Kur jeni 32-vjeç, njihni dhe mbani më së miri mend fytyrat e reja.

Mesatarja e fituesve të çmimit Nobel ka qenë 40-vjeçe.

Gratë fitojnë më shumë para në punë në moshën 39-vjeçare, ndërsa burrat me 48.

Kuptimi i emocioneve të njerëzve tjerë kulmon në të 40-at dhe 50-at.

Shkathtësitë aritmetikore kulmojnë në moshën 50-vjeçe.

Fjalori kulmon në të 60-at ose në të 70-at e hershme.

Burrat dhe gratë ndihen më së miri për trupat e tyre pas moshës 70-vjeçe.

Njerëzit me të vërtetë bëhen më të mençur apo urtë kur plaken. Ata mund të zgjidhin më lehtë konfliktet. Kjo ndryshon nga mosha 60 deri 90.

Mirëqenia psikologjike kulmon në moshën 82-vjeçare.

Ndërsa vendimet më të mëdha njerëzit i marrin kur mosha u mbaron me numrin 9. Në moshën 29, 39, 49 apo 59 njerëzit marrin vendime të cilat ua ndryshojnë jetën, për mirë apo për keq.