“Me këto fakte Komisioni për Demarkacionin do të duket qesharak para Malit të Zi”

13.11.2017 13:24
“Me këto fakte Komisioni për Demarkacionin do të duket qesharak para Malit të Zi”

Fatmir Xhelili nga Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri, është shprehur i zhgënjyer me punën e Komisionit aktual për Shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit me Malin e Zi.

Deputeti Xhelili ka qenë i pranishëm në Komisionin për Integrime Evropiane, aty ku po raportohej për punën e Komisionit për kufirin.

Xhelili ka thënë se asgjë të re nuk ka dëgjuar nga Komisioni që do ta bindte atë se Republika e Kosovës humb territor.

“Unë kam ardhur me shpresën se sot do të ofroni fakte të reja”, ka thënë ai.

“Por, po ju lus gjeni fakte sepse kështu se si keni raportuar sot, dilni shumë qesharak para palës malazeze”, ka shtuar më tej ai./Insajderi.com