Këto dy rrugë në Prishtinë do të bllokohen për dy muaj

Këto dy rrugë në Prishtinë do të bllokohen për dy muaj

Rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi” bllokohen për dy muaj.

Sot fillon realizimi i kontratës për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi”, si dhe ndërtimit të sistemit të ujësjellësit në rrugën “Fehmi Agani”.

Këto rrugë, siç njofton Komuna e Prishtinës, do të jenë të bllokuara deri në kryerjen e punimeve, që pritet të zgjasin rreth 60 ditë.