Këtë javë luhet ndeshja më e shtrenjtë në histori të futbollit

Derbi i së shtunës ndërmjet Manchester United dhe Manchester City mund të jetë ndeshja më e shtrenjtë në histori të futbollit, shkruan mediumi i njohur Sky Sports.

Këtë javë luhet ndeshja më e shtrenjtë në histori të futbollit

Ndeshja që zhvillohet në “Teatrin e Ëndrrave”, nofka e stadiumit të United, jo vetëm që do të ketë përballe dy menaxherët Pep Guardiola e Jose Mourinho – trajnerët me më së shumti trofe në Evropë – por në fushë do të jenë 22 lojtarë që kushtojnë rreth 672 milionë funte.

Sky Sport shkruan se ka bërë hulumtime rreth ndeshjeve të shtrenjta të zhvilluara në të kaluarën, por beson se në ndeshjen e kësaj jave pritet të luajnë lojtar që kanë vlerë më të madhe se sa në ndeshjen e nëntorit të vitit 2015, kur Barcelona e mundi Realin me rezultat 4 me 0 në Madrid.

The Real Madrid v Barcelona line-ups in November 2015 totalled £562m

Formacioni i mundshëm i “Djajve të Kuq” është më i shtrenjtë se ai i Manchester Cityt.  Jose Mourinho pritet të luaj me lojtarë që kushtojnë mbi 350 milionë funte, përfshirë këtu edhe mesfushorin Paul Pogba, që është më i shtrenjti në botë.  Ai ka kushtuar rreth 95 milionë funte dhe u transferua nga Juventusi këtë verë, përcjellë Insajderi.

Saturday's predicted line-ups would total £672.4m in transfer fees

Përveç Pogbas, Manchester United pritet të ketë në fushë lojtarë si Anthony Martial që ka vlerë prej 57 milion funtesh, Juan Mata (37 milionë funte), Luke Shaw (28),  Rooney (27).  Në vlerënt otale nuk përfshihet sulmuesi i njohur Zlatan Ibrahimovic, që ishte lojtar pa kontratë këtë verë kur u transferua nga Parisi.

Në anën tjetër, Pep Guardiola do ketë në fushë 11 lojtarë që kushtojnë  mbi 321 milion funte.

Tek Manchester City spikasin lojtarë si Kevin De Bruyne (54 milionë funte), John Stone (50 milionë funte), Sterling (49).  Vlera do të ishte më e madhe në rast se në ekip do të përfshihej Serio Aguero.  Sulmuesi argjentinas nuk do të luaj këtë ndeshje për shkak se është i pezulluar./Insajdericom