Këtë fundjavë rinisë Superliga e Hendbollit

Rikthehen në aksion hendbollistët kosovar. Këtë fundjavë nis edicioni pranveror i Superligës së Hendbollit në konkurrencen e meshkujve.

Këtë fundjavë rinisë Superliga e Hendbollit

Ndeshja më interesante e javës pritet të zhvillohet të shtunen në Ferizaj, ku Kastrioti pret kryesuesën e superligës, Besa Famiglia.

Ndërkohë që përcjellësja e parë e Besës, KH Prishtina të dielen udhëton në Mitrovicë për tu ndeshur me Trepçen.

Në këtë fazë të dytë Superliga e Hendbollit do të ndahet në dy grupe. Grupi A, ku marrin pjesë 5 ekipet e para dhe grupi B, në të cilin do të bëjnë pjesë 5 ekipet e fundit në tabelë.

Dihet se Besa Famiglia, Prishtina, Kastrioti, Kosova dhe Zhegra qysh tani e kanë të sigurtë garimin ne grupin ‘A’ kurse per një vend në këtë grup luftë e madhe do te zhvillohet mes Vëllaznimit, Drenicës dhe Trepçës.