“Këta ti vjedhin 53 milionë euro, edhe ta shesin hajninë si shpëtim

“Këta ti vjedhin 53 milionë euro, edhe ta shesin hajninë si shpëtim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku e ka quajtur ‘plaçkë moderne’ veprimin e qeverisë së Kosovës e cila i ndau 53 milionë euro shtesë “Bechtel Enkas” për autostradën e Shkupit.

“Këta ti vjedhin 53 milionë euro, Edhe ta shesin hajninë si shpëtim. Një plaçkë moderne”, shkruan Abdixhiku në Facebook.

Ndërkohë vetë kryeministri Ramush Haradinaj me këtë rast tha se ndau këto para  “pasi nuk është mirë që të përballemi me procese gjyqësore që do ta dëmtonin vendin”.