Këta janë anëtarët e rinj të Agjencisë Kosovare të Akreditimit

Këta janë anëtarët e rinj të Agjencisë Kosovare të Akreditimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) të Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA-së).

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë me qëllim të funksionalizimit, rritjes së cilësisë dhe efikasitetit të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Sipas njoftimit kryetar për 5 vjetet e ardhshëm do të jetë Gazmend Luboteni, nënkryetare Rozafa Koliqi-Lila, nënkryetare Berim Ramosaj dhe anëtar Arben Qirezi, Ilir Doçi dhe Dukagjin Zeka.

“Ndërsa, duke u bazuar në përgatitjen e tyre akademike, si dhe kontributin e dëshmuar në sferat përkatëse, për mandatin pesë vjeçar, KShC të ketë këtë përbërje: Gazmend Luboteni, kryetar; Rozafa Koliqi-Lila, nënkryetare; Berim Ramosaj, anëtar; Arben Qirezi, anëtar; Ilir Doçi, anëtar dhe Dukagjin Zeka, anëtar”, thuhet në njoftim.