Kështu priten lojtarët e Skënderbeut në Beograd (Foto)

Kështu priten lojtarët e Skënderbeut në Beograd (Foto)

Lojtarët e Skënderbeut kanë mbërritur në Beograd në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Një ekspeditë nga Shqipëria arriti në kryeqytetin serb për të luajtur ndeshjen e Ligës së Europës, ndaj Partizanit vendës.

Ky ballafaqim do të zhvillohet nesër, në orën 19:00, në kuadrin e raundit të katërt të fazës në grupe të këtij kompeticioni europian.

Pas tri ndeshjeve të luajtura në Grupin B, bardhezinjtë e Beogradit janë të tretët, me dy pikë, ndërsa e fundit është skuadra e Skënderbeut, me një pikë. Young Boys është i dyti, me tri pikë, ndërsa Dynamo Kiev renditet e para, me shtatë pikë.