Epoka e mosbesimit...

24.09.2016 09:28

Kështu flasin njerëzit, z.Llalla: Përmes “kërcënimit” po kërkon azilin

25.09.2016 11:30
Kështu flasin njerëzit, z.Llalla: Përmes “kërcënimit” po kërkon azilin

Nga Guri Shyti

Një TV hapi lajmin se Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë është kërcënuar me jetën, dhe kjo, sepse ka në hetim një çështje shumë të rëndësishme. Në kushte të tjera të Shqipërisë dhe në vende të tjera, përveç Shqipërisë, ky lajm do të bënte shumë zhurmë e bujë. Dhe jo më kot: kërcënohet personi më i lartë i organit të akuzës dhe jo se bie fjala, “më pa shtrembër”, apo “më shkeli brezin”, por për shkak të detyrës.

Ky lajm duhet të kishte ngritur në këmbë të gjitha segmentet e organeve ligjzbatuese dhe të shpalleshin në kërkim urgjent ata që e kanë kërcënuar. Por, çfarë po ndodh? Askush, madje jo vetëm, organet e sipërcituara, përfshi edhe vetë organin e akuzës, nuk e kanë marrë seriozisht, por as njerëzit e thjeshtë, ata që quhen “të rrugës”. Edhe ata, në bisedat midis njëri-tjetrit, nënqeshin me shpoti kur hapet biseda e “kërcënimit”. Ndër këta njerëz jam edhe unë, që nuk e besoj. Dhe më poshtë po radhis pse nuk e besoj.

Së pari, sipas lajmit të shpërndarë, prokurori paska disa muaj që kërcënohet, aq sa është detyruar të largojë edhe familjen. Si është e mundur, pyesin njerëzit, që kërcënohet Prokurori i Përgjithshëm dhe vetë prokuroria hesht përgjatë disa muajve, ndërkohë që duhej të kishte filluar hetimet, ashtu si për çdo krim tjetër? Po të ishte i vërtetë kërcënimi kështu edhe duhej të kishte ndodhur, pasi kemi dëgjuar që kërcënohet një qytetar me më pak rëndësi nga Prokurori dhe fillojnë menjëherë të merren masat përkatëse ligjore për mbrojtjen e personit në fjalë

Së dyti. Sipas lajmit, kërcënimet vijnë me telefon, madje nga burgjet. Po mirë, pyesin sërish njerëzit, si është e mundur që, kur të gjithë telefonat e shtetasve shqiptarë janë të regjistruar në shoqëritë përkatëse telefonike, madje jo një herë prokuroria vetë është bazuar në ato regjistrime, dhe në tabulatet që ndodhen atje, për të identifikuar keqbërësin, ose kriminelin, kur është fjala për “kërcënimin e shekullit” (na pëlqen t’i quajmë disa ngjarje kështu), rri dhe vështron se, kushedi, bie nga qielli ndonjë informacion? Njerëzit e thjeshtë thonë gjithashtu se, “qeni që leh nuk të ha”. Kështu që, kur një kriminel mendon të të marrë jetën, për sebepet që i di ai, nuk të paralajmëron, por, fatkeqësisht, e kryen krimin. Për ta

Informacioni i erdhi, jo vetëm atyre, por të gjithë opinionit publik dhe, jo nga ndonjë burim dosido, por nga vetë Ai “digjitali” (emrin e goditur të të cilit e ka gjetur bukur poeti i shquar Arben Duka) i Sali Berishës. Madje janë vënë edhe emrat e personave që e kanë bërë këtë si dhe mënyrën si e kanë realizuar. Nisur që këtej organit të akuzës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se të shkojë në mesnatë (siç bëhen këto punë zakonisht) të trokasë në derën e tyre dhe t’i dërgojë prapa hekurave. Kështu edhe Tiku do të qetësohej dhe do të sillte familjen që po i s⌀⌅litet nëpër Gjermani, por edhe Berisha do të fërkonte duart nga kënaqësia që, më në fund doli një njeri dhe ia mori seriozisht Atë digjitalin e tij. Duke lënë mënjanë Saliun me digjitalin e tij, asgjë nga ato pistat e mësipërme nuk është ndjekur nga prokuroria, por vetëm është mjaftuar me një njoftim të thatë dhe absurd se “po vazhdon punën normalisht”. Shkaqet e këtij deklarimi të bujshëm, thonë njerëzit, janë krejt të tjera. Dhe pikërisht. Z. Llalla ka pesë vjet që ndodhet në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, disa herë ka deklaruar në media se ka

në hetim personalitete të larta të politikës dhe, në fund të fundit, “mali i mbarsur” nuk ka “pjellë asnjë mi”. Në ndërgjegjen e Z. Llalla rëndojnë mbulimi ose mbyllja dhe mos-hetimi i krimeve nga më të përbindshmit, siç ishte krimi shtetëror i Gërdecit, krimi i Rrugës së Kombit, i vrasjes së katër njerëzve krejtësisht të pafajshëm më 21 janar 2011, në bulevard etj., por edhe mos-hetimi i akuzave që opozita po i lëshon si dallgët e detit në fortunal mbi qeverinë aktuale, dhe sidomos mbi Kryeministrin Rama, akuza që ose duhej t’i hetonte, ose duhej të merrte të pandehur ata që i derdhin lumë ato. Të gjitha këto, thonë njerëzit e thjeshtë, janë manovra të Z. Llalla dhe të mentarit të tij Sali Berishës për t’u shpëtuar përgjegjësive që ka ai në luftë më të madhe kundër varfërisë. Shkurtimisht të gjitha këto janë manovra për t’u shpëtuar masave që vijnë nga miratimi, ndonëse i vështirë, i Reformës në Drejtësi. Rrethi po ngushtohet, prandaj Berisha i dërgoi sinjalin dhe i dha drejtimet pinjollit të tij se ku duhet të mbështetet për të mundur t’i shpëtojë ndëshkimit të padiskutueshëm, duke krijuar alibinë që të marrë azil politik në Gjermani. Veprimi i Kryeprokurorit është pjesë e skenarit ogurzi të PD për të zvarritur sa më shumë ligjet që do ta bëjnë vepruese Reformën e Miratuar, siç është Vetingu etj.