Këshilltarja e Veselit e akuzon, ministri Ismaili krenohet me TIKA-n e Turqisë

02.06.2018 22:42
Këshilltarja e Veselit e akuzon, ministri Ismaili krenohet me TIKA-n e Turqisë

Dy persona të afërt me kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht liderin e PDK-së Kadri Veselin, kanë shprehur pikëpamje të ndryshme për agjencinë shtetërore të Turqisë, TIKA. Njëra e akuzon, ndërsa tjetri krenohet me të, raporton Insajderi.

Nuk kanë kaluar ende tri ditë që kur Arbana Xharra, këshilltarja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, ka akuzuar Kosovën dhe Shqipërinë për marrje të fondacioneve nga TIKA, ndërsa për të njëjtën çështje ish-këshilltari i Veselit, tash si Ministër i Shëndetësisë ndihet krenar.

Xharra para dy dite kishte akuzuar shtetin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë për marrje të fondeve nga TIKA, ajo kishte thënë se kur e gjithë Evropa po ia kthen shpinën Turqisë, Kosova dhe Shqipëria po marrin fonde nga agjencia turke.

Ajo kishte thënë se policia franceze është detyruar të ruaj kiosqet ku shiten postierët e gazetës ‘Le Point’ për shkak se mbështetësit e “diktatorit” Erdogan po i djegin ato. Nga ky rast ajo kishte marrë shkas ta kritikoj edhe njëherë agjencinë shtetërore të Turqisë, TIKA.

“Policia në Francë po ruan kiosqet ku shiten gazetat sepse mbështetësi e Erdoganit po i djegin ato që kanë vënë postierin e magazinës ‘Le Point’ me ballinën e saj ku Erdogani quhet Diktator. Kjo ka nxitur reagimin e presidentit Macron, i cili i rikujtoi Erdoganit se aty ku nuk ka liri të medias, aty është diktaturë”.

“Sot Parlamenti Europian mori vendim që të ia ndal fondet e IPA-s Turqisë. E gjithë Evropa po ia kthen shpinën Erdoganit, Kosova e Shqipëria po vazhdojnë të marrin fonde nga TIKA organizatë shtetërore e Turqisë”, kishte shkruar Xharra në postimin e saj në Facebook, raporton Insajderi.

Policia në Francë po ruan kiosqet ku shiten gazetat sepse mbështetësi e Erdoganit po i djegin ato që kanë vënë posterin…

Posted by Arbana Xharra on Thursday, 31 May 2018

Por pas dy ditëve ish-këshilltari i Veselit, tash Ministër i Shëndetësisë, Uran Ismaili, po ndihet krenar me investimin e agjencisë shtetërore turke.

Ai sot ka publikuar një video ku tregon dallimin mes repartit të vjetër intensiv dhe atij të riut, repart në të cilin agjencia turke TIKA ka investuar dy milionë euro.

“Ky është dallimi në mes të repartit të vjetër Intensiv dhe atij të riut. Pas 2 milionë euro investime nga TIKA, ky repart është transformuar tërësisht, duke u pajisur me 27 shtretër, aparaturë moderne dhe staf të shtuar profesional. Së shpejti investime të reja nëpër klinika dhe spitale të tjera për shëndetësinë që duam”, ka shkruar ai duke e bashkangjitur një video të ‘ndryshimit’ të këtij reparit./Insajderi.com

.

Ky është dallimi në mes të repartit të vjetër Intensiv dhe atij të riut. Pas 2 milionë euro investime nga TIKA, ky repart është është transformuar tërësisht, duke u pajisur me 27 shtretër, aparaturë moderne dhe staf të shtuar profesional. Së shpejti investime të reja nëpër klinika dhe spitale të tjera për shëndetësinë që duam.

Posted by Uran Ismaili on Saturday, 2 June 2018