Këshilltari i presidentit thotë se ende nuk dihet kur do të mbahet seanca konstituive

Këshilltari i presidentit thotë se ende nuk dihet kur do të mbahet seanca konstituive

Këshilltari Politik i presidentit të Kosovës, Ardian Arifaj, ka bërë të ditur se ende nuk ka datë se kur do të mbahet seanca konstituive.

“Jo ende nuk ka një datë të caktuar se kur do të mbahet seanca”, tha Arifaj.

Arifaj tha se rezultati i zgjedhjeve është certifikuar vetëm para pak ditësh dhe afati kohor brenda të cilit duhet të mblidhet seanca e parë është një afat prej 30 ditësh, dhe se ata ende janë brenda kufijve kohorë dhe ligjor.

“Pra janë 30 ditë brenda të cilave presidenti duhet ta bëjë mbledhje e parë konstituive. Jemi ende në fillim të këtij afati”, shtoi ai në Klan Kosova.

“Vetëm pas konstituimit të kuvendit, koalicioni apo partia që i ka fituar zgjedhjet e propozon mandatarin e pastaj presidenti e jep mandatin për themelimin e qeverisë. Nuk ka ende asnjë vendim, asnjë datë, jemi ende brenda kufijve kohorë të përcaktuara me kushtetutë”, tha ai.