Këshilltari i presidentit: Reagimi i ShBA-së ka qenë i pritur

Këshilltari i presidentit: Reagimi i ShBA-së ka qenë i pritur

Bekim Çollaku, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se reagimi i Ambasadës amerikane në Kosovë lidhur me projektligjin për FSK-në nuk mund të konsiderohet si më i ashpri në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, ashtu siç të mërkurën deklaroi deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Sipas Çollakut, reagimi i Ambasadës lidhur me këtë çështje ka qenë ashtu siç presidenti Thaçi e ka pritur.

“Nuk është fare reagimi më i ashpër, është reagimi më i pritur dhe plotësisht i pritur. Reagimi i NATO-s dhe i ShBA-ve është një reagim që na e kanë bërë të qartë tashmë disa muaj përpara sepse kjo rrjedh për shkak të qëndrimit të formësuar të ShBA-ve dhe NATO-s duhet të insistohet e të shkohet me skenarin e parë,” ka thënë ai, duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese.

“Ne, në momentin kur u kemi thënë se nuk mund të presim në pafundësi dhe do të shkojmë me skenarin B, me ndryshime ligjore, ata na e kanë bërë të ditur pasojat eventuale, të mundshme, sepse ka vetëm paralajmërime, mirëpo ende nuk ka asnjë vendim se cfarë konsekuence konkretisht do të ketë,” ka thënë ai në emisionin Komiteti Qendror të Gazetës Express që transmetohet në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se edhe NATO edhe ShBA kanë thënë se institucionet e Kosovës kanë të drejtë legjitime për ushtrinë.

Ai ka thënë se edhe në takimin e presidentit Thaci me ambasadorin Delawie nuk ka pasur tensione.

“Në asnjë mënyrë, nuk ka tensione në këto cështje, në këto çështje ka qëndrime”, ka thënë ai./Insajderi.com