Këshilltari i Obamas reagon ndaj Trump rreth akuzave për “përgjime”

04.03.2017 23:28
Këshilltari i Obamas reagon ndaj Trump rreth akuzave për “përgjime”

Ben Rhodes, i cili ishte këshilltar për Politika të Jashtme i ish-presidentit të SHBA-së, Barack Obama, ka reaguar ndaj akuzave të Trumpit ndaj ish-presidentit amerikan.

Trump ka akuzuar sot presidentin Obama që ai ka bërë përgjime ilegale në dëm të tij në kohën e fushatës zgjedhore. Por njëjtë nuk mendon edhe këshilltari i Obamas i cili i është kundërpërgjigjur Trumpit në rrjetin social Twitter.

Rhodes ka thënë që asnjë president nuk mund të urdhëroj përgjime.

“Asnjë president nuk mund të urdhërojë përgjime. Këto kufizime janë bërë për të mbrojtur qytetarët nga njerëzit si ti”, ka shkruar ai.

Ndërsa ka shkruar edhe se vetëm një gënjeshtar mund të shprehet në këtë mënyrë, e pos tjerash edhe ka pyetur ndjekësit e tij se a mund të quhet “Presidenciale” t’i thuash paraardhësit “Njeri i keq (apo i sëmurë)!”

“Shtëpia e Bardhë duhet të shpjegojë se ç’po ndodh me këto gënjeshtra të përsëritura,” shkruan Rhodes.