Këshilltari i Merkelit bëhet ambasador në OKB, merr urim nga Kosova

06.08.2017 20:01
Këshilltari i Merkelit bëhet ambasador në OKB, merr urim nga Kosova

Njëri nga njerëzit më me ndikim në kabinetin e kancelares gjermane, Angela Merkel, në 10 jetët e fundit, Christoph Heusgen, është emëruar ambasador i Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Hausgen, që ka mbajtur pozitën e Këshilltarit të Lartë për politikë të Jashtme dhe Siguri, ka marrë një urim të veçantë edhe nga Kosova.

Bëhet fjalë për ministrin Enver Hoxhaj, i cili ka miqësi prej sa kohësh më njërin prej njerëzve të afërt të Kancelares.

“Emërimi i mikut tim, Christoph Heusgen si ambasador i Gjermanisë në OKB është një lajm i mirë për Gjermaninë, BE dhe Ballkanin Perëndimor. Heusgen është një mbështetës i madh i shtetësisë së Kosovës, njohjes ndërkombëtare, dialogut me Serbinë dhe integrimit evropian”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.