“Vetëvendosja nuk din të bëjë asgjë tjetër përpos akuzave dhe shantazheve”

“Vetëvendosja nuk din të bëjë asgjë tjetër përpos akuzave dhe shantazheve”

Sokol Havolli që është shefi i kabinetit të kryeministrit në detyrë, Isa Mustafa i është drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje, duke  thënë se Vetëvendosje nuk dinë asgjë përveç akuzave, sulmeve dhe dhunës.

Më tej Havolli ka përmendur 72 dosjet që Lëvizja Vetëvendosje i pati dorëzuar në prokurori kundër Isa Mustafës, me të marrë qeverisjen në Komunën e Prishtinës.

“Askush nuk ka kërkuar nga ju t’i tërhiqni dosjet, por t’i sqaroni ato. Dhe ju keni frikë t’i sqaroni”, ka thënë Havolli.

“Kjo mbetet puna juaj më e mirë, sepse nuk dini të bëni punë tjetër, përpos akuzave, sulmeve, dhunës, shantazheve dhe mashtrimeve”.

“Tjetër nuk dini të bëni, nuk keni bërë asnjë punë të mirë në qytet dhe në komunë”, ka shkruar Havolli në Facebook