Këshilltari i Haradinajt me pasuri marramendëse – 16 kompani dhe miliona euro prona në emër të tij

Këshilltari i Haradinajt me pasuri marramendëse – 16 kompani dhe miliona euro prona në emër të tij

7 milionë e 35 mijë e 224 euro është pasuria totale, që këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Gazmend Abrashi e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

4047000  euro (4 milionë e 47 mijë) është pasuria që Abrashi e zotëron vetëm në parcela toke dhe vila luksoze. Dy parcela toke të Abrashit, sipas deklarimit në AAK, kapin vlerën e 800 mijë eurosh, shkruan Insajderi.

 

Po ashtu, këshilltari i Haradinajt posedon aksione të mëdha në 16 kompani. Këto aksione kapin shifrën e 3 milionë e 561 mijë e 124 eurosh.

Kurse, vlera e veturave të Abrashit, janë të shifrës së 92 mijë eurove.

Gazmend Abrashi ka deklaruar në AKK, se nëpër bankat e ndryshme në Kosovë ka para ta gatshme një shumë prej 35 mijë e 100 eurove.

Abrashi posedon të hyra vjetore marramendëse. 337 mijë euro është shume e vetëm një dividente, që ai i merr nga kompania e tij “Exclusive SH.P.K”./Insajderi.com