Këshilltari i Gashit shpifë ndaj Insajderit, do paditet nga gazeta

Këshilltari i Gashit shpifë ndaj Insajderit, do paditet nga gazeta

Pasi Insajderi publikoi hulumtimin mbi zëvëndëskryeministrin e pestë dhe ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi i cili para 3 vjetësh kur kishte përfunduar mandatin e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, duke marrë dy llaptopë pronë e shtetit, ka reaguar këshilltari i tij, Kreshnik Berisha.

Ish- Ministri i Mjedisit Dardan Gashi i ka kthyer llaptopët me 20.09.2017.

E këshilltari i minsitrit Gashi ka vendosur që  të shpifë ndaj Insajderit i cili solli fakte mbi “grabitjen” e pajisjeve të shtetit nga ministri dhe dy këshilltarë të tij.

Historia skandaloze e ministrit Dardan Gashi me dy laptopë të Ministrisë së Mjedisit

Ai ka shpifur për drejtorin ekzekutiv të Insajderit dhe autorin e hulumtimit, gazetarin Parim Olluri përmes llogarisë së tij në Facebook.

E Olluri paraljmëroi se Insajderi do të ushtrojë padi ndaj këshilltarit të minsitrit Gashit për shpifje.

“Në vend të reagimit institucional, këshilltari i tij përzgjedh me i lansu disa shpifje në drejtim timin dhe punës së Insajderit. Përgjigja jonë ndaj tij do të jetë ngritja e padisë për shpifje. Do të bëhet gjatë kësaj jave”, ka shkruar Olluri. /Insajderi.com

Ky zoteriu eshte keshilltar per media i ministrit per Diaspore, Dardan Gashit. Sot e publikuam nje hulumtim qe deshmon…

Posted by Parim Olluri on Monday, 20 November 2017