BE kërkon të hetohen “parregullsitë” në referendumin turk

BE kërkon të hetohen “parregullsitë” në referendumin turk

Komisioni Evropian i bëri thirrje Turqisë që të hetojë parregullsitë e dyshuara në referendumin e së dielës.

Në referendum, 51.4 % e votuesve turq kanë miratuar ndryshimet kushtetuese, që do të rrisin pushtetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Parregullsitë, mes tjerash, thuhet se kanë të bëjnë me vendimin e trupit zgjedhor, në moment të fundit, për t’i cilësuar si të vlefshme më shumë se një milion vota pa vulë zyrtare.

“U bëjmë thirrje autoriteteve që të nisin një hetim transparent të këtyre parregullsive”, tha për gazetarët në Bruksel Margaratis Schinas, zëdhënës i Komisionit Evropian, që është krahu ekzekutiv i BE-së.

Parregullsistë janë identifikuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Këshilli i Evropës.

“Dijeni vendin tuaj”, u është përgjigjur Erdogan vëzhguesve.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Stambollit dhe të qyteteve të tjera të Turqisë, të hënën në mbrëmje, për të protestuar kundër rezultatit të referendumit.

Në anën tjetër, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka uruar Erdoganin për fitoren në referendum.(rel)

Lexo edhe:

Skandali i Muharrem Svarqës, favorizoi biznesmenin e njohur të Ferizajt