BE kërkon rritje të saktësisë në ekzekutimin e buxhetit

BE kërkon rritje të saktësisë në ekzekutimin e buxhetit

Një raport i Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovë vlerëson se Kosova ka shënuar përparim në llogaridhënien për shpenzimet publike, porse rekomandohet që të punohet më shumë në shtimin e saktësisë gjatë ekzekutimit të buxhetit të institucioneve shtetërore.

Raportin e titulluar “Vlerësimi i llogaridhënies financiare dhe shpenzimeve publike për Kosovë” e prezantoi Christof Stock, i cili tha se shtimi i saktësisë në ekzekutimin e buxhetit mundëson funksionimin më të mirë të institucionit dhe po ashtu lehtësohet auditimi i brendshëm.

“Qeveria e Kosovës është duke e bërë një progres mjaft të madh të ndjeshëm në sistemin e menaxhimit të financave publike, progresi pra është i dukshëm, megjithatë ka disa fusha të cilat ende kanë nevojë për përmirësim,” ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.

“Megjithatë me miratimin e rekomandimeve të raportit që qeveria ti bëjë këto përmirësime, shembull: fuqizimi i saktësimit në përgatitjen dhe ekzekutimin e buxhetit të institucionit, pra do të mundësojnë që të kenë edhe funksionin më të qartë dhe më të mirë të auditimit të brendshëm”, tha shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ka shtuar Stock./Insajderi,com