Kërkohet më shumë transparencë në prokurimin në komuna

Kërkohet më shumë transparencë në prokurimin në komuna

Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar sot një raport përmes të cilit konstaton se komunat e Kosovës vazhdojnë të mos jenë transparente në fushën prokurorimit publik.

Artan Canhasi nga KDI ka thënë se në përgjithësi mungon një pasqyrë e qartë e planifikimit, konsultimit me qytetarë dhe publikimit të shpenzimeve të komunave në Kosovë.

KDI rekomandon që të bëhet përfshirja më e madhe e qytetarëve në dëgjimet publike të komunës dhe publikimi i buxheteve komunale online në mënyrë që të ofrohet llogaridhënie për qyetarët.

Të pranishëm në panel ishin edhe Bekim Salihu nga Instituti GAP dhe Hajrulla Ceku nga organizata Ec Ma Ndryshe.

Salihu tha se publikimi i kontove analitike tre mujore, perveç që është obligim ligjor për komunat, është një nga veglat më të mira për të treguar transparencë, por është dhe një mjet i llogaridhënies  ndaj qytetarëve.

Ndërsa Ceku përmendi tri keqkuptim kryesore që sipas tij që ndodhin në qasjen komunale ndaj transparencës në prokurim publik: zyrtarët e informimit te cilët po veprojnë si propagandues të kryetarëve të komunave, e jo si informues të publikut; ligji për qasje në dokumente e obligon institucionin që të përgjigjet brenda shtatë ditëve, por nuk e ndalon pro aktivitetin që t’i publikojë të dhënat në ueb faqe, si dhe procesi i bërjes së buxhetit shihet si proces i njëanshëm/Insajderi