Kërkohet respektimi i procedurave në arrestimin e deputetëve

Kërkohet respektimi i procedurave në arrestimin e deputetëve

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka reaguar në lidhje me arrestimet e sotme të dhjetëra personave në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, mes të cilëve ka edhe deputet.

Xhaferi tha se nuk është i informuar tërësisht me ngjarjet në vend dhe kërkoi të respektohen të gjitha procedurat, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Duke mos pasur të gjitha informatat, mendoj që kompetencat e Prokurorisë janë të padiskutueshme, mirëpo nën kontenkst të nenit 64 të Kushtetutës dhe ligjit 53 dhe 59 të Rregullores së Kuvendit, mendoj se ka pengesë në zbatimin e procedurave”, tha mes tjerash Xhaferi.

Ai më tej tha se deputeti nuk mund të privohet nga liria, pa urdhër gjyqësor.