Kërkohen hetime ndaj mashtrimeve të Tribuna Channel

Kërkohen hetime ndaj mashtrimeve të Tribuna Channel

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësimin pas raportimeve të Insajderit, për borxhin e madh që Tribuna Media Group, e posedon ndaj ish-punëtorëve të këtij mediumi.

AGK u ka bërë thirrje institucioneve të vendit, përkatësisht Inspektoratit të Punës dhe Prokurorisë së Shtetit që t’i hetojnë këto pretendime ku gazetarët nuk janë paguar për punën e bërë, me ç’rast ndaj tyre ka pasur edhe keqtrajtime dhe shkelje të të drejtave të punës nga pronarët e mediumit “Tribuna Media Group”, vepra këto të sanksionueshme me ligjet në fuqi.

Në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, thuhet se janë gatshëm t’i ndihmojë të gjithë kolegët e prekur, të cilëve ju është bërë çfarëdo shkelje dhe mohimi i të drejtave të tyre, në mënyrë që ata t’i ndjekin rrugët ligjore pranë institucioneve gjegjëse.

Gjatë ditës së djeshme, Gazeta Online Insajderi, përmes katër shkrimeve, ka shpalosur rrëfimet e ish-punëtorëve të Tribuna Media Group, për borxhin prej qindra-mijëra euro ndaj tyre, lidhjet e këtij mediumi me politikën, dhe po ashtu lidhjet e tyre me Inspektoriatin e Punës./Insajderi.com

 

Tribuna e mashtrimit – Televizioni që u ka mbetur mijëra euro borxh dhjetëra punëtorëve

Pos pagave, Tribuna nuk ua ka paguar as Trustin Pensional punëtorëve edhe pse paratë u janë ndalur

Nga zëvëndëskryeministri tek shoferi – Rrëfimet e punëtorëve që nuk morën kurrë pagë nga Tribuna

Heshtja e shtetit ndaj mashtrimit të punëtorëve nga Tribuna – lidhjet e forta me politikën