Kërkohen 90 mijë euro për shërimin e 19-vjeçarit nga Leukemia

Kërkohen 90 mijë euro për shërimin e 19-vjeçarit nga Leukemia

Një prind nga Vitia, po kërkon ndihmë për të shëruar djalin e tij 19- vjeçar.

Ka pesë muaj që Valmir Limani po trajtohet në Turqi, por që ti shpëtojë vdekjes po i duhen 90 mijë euro.

Përkundër që pas raportimit të Klan Kosova, kohë më parë, për shërimin e tij ishin siguruar 55 mijë eurove nga qytetarët dhe 30 mijë nga Ministria e Shëndetësisë, nuk po mjaftojnë për shërimin e tij.

Babai i 19-vjearit, po kërkon përsëri ndihmën nga bamirësit.

Të gjithë ju që keni mundësi për të ndihmuar Valmirin, ju lutem kontaktoni kryefamiljarin Izet Limani në këtë numër telefoni: 044 625 571.