Kërkesa e Turqisë për arrestimin e Buzhalës shkon në Këshill të Evropës

Kërkesa e Turqisë për arrestimin e Buzhalës shkon në Këshill të Evropës

Këshilli i Evropës kërkesën e ambasadës së Turqisë në Kosovë për arrestimin e gazetarit Berat Buzhala për shkak të komenteve të tij satirike rreth grusht shtetit në Turqi, e ka paraqitur si shqetësim.

“Komenti është nënshkruar me një emocion në internet me një të spikatur gjuhe, duke treguar se nuk ishte serioze”, shkruan në faqen e Këshillit të Evropës.

Për këtë rast, më 20 korrik, ambasada turke në Prishtinë ka kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që të ndërmarrë masa ndaj Berat Buzhalës, duke e përmendur edhe ligjin që e ndalon pjesëmarrjen e kosovarëve në luftëra të huaja, duke e përmendur edhe lartësinë e dënimit 3 deri në 5 vjet.

Për këtë rast ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke e konsideruar kërkesën e ambasadës turke si shkelje të rëndë dhe rikujtoi se gazetarët në Kosovë kanë të drejtën e lirisë së shprehjes që i garanton Kushtetuta dhe ligjet në vend./Insajderi.com