Kërkesa e Thaçit për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Kërkesa e Thaçit për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar për takimet që ka pasur me krerët e shteteve të Sudanit dhe Togos.

Thaçi gjatë këtyre takimeve u ka kërkuar Togo që ta njohin pavarsinë e Kosovës.

“Na takime të ndara kam bashkëbiseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Ghandourin dhe kryeministrin e Togos, Komi Sélom”.

“Kam kërkuar që Sudani t’i bashkohet mbi gjysmës së shteteve anëtare të OKB-së që tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ndërsa, kryeministrin e Togos, Komi Sélom Klassoun, e kam falënderuar për mbështetjen që Togo i jep Kosovës në procesin e njohjes dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi.