Kërkesa e BE-së për LDK-në dhe Vetëvendosjen  

Kërkesa e BE-së për LDK-në dhe Vetëvendosjen  

Zyrtarja e BE-së e cila ka qëndruar sot në Kosovë, përvec Haradinajt e Veselit, ka takuar edhe përfaqësuesit e opozitës, Visar Imerin e VV-së dhe Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sikurse përfaqësuesve të pushtetit, edhe atyre opozitarë, Angelina Eichhorst, Zëvendësdrejtoreshë Menaxhuese për Evropë dhe Drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian, ua ka bërë të qarta prioritetet e BE-së për autoritetet në Kosovë.

“Opozita është e rëndësishme në demokraci, por duhet të jetë konstruktive dhe t;i kontribuojë progresit të Kosovës nëpërmjet MSA’së, liberalizimit të vizave dhe dialogut” ka thënë Eichorst.

Eichorst sot gjatë ditës para mediave ka thënë se mesazhi i saj për liderët e Kosovës është që të njohin rëndësinë e momentit aktual duke menduar në mënyrë strategjike dhe duke kapur mundësinë për t’iu afruar BE-së sa më parë që është e mundur.

Zyrtarja e BE-së ka kërkuar reforma në fushën e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe të drejtave themelore të njeriut.

Ajo ka kërkuar ratifikimin e IPA 2016 e cila do të sjellë 70.5 milionë euro nga BE për popullin e Kosovës.