Kërkesa e LDK-së në ditën e zgjedhjeve

Kërkesa e LDK-së në ditën e zgjedhjeve

Driton Selmanaj nga LDK u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin sa më shumë në zgjedhje për ta realizuar sipas tij, të drejtën e tyre.

Ai thotë se kjo është përcaktuese se kush do të vendos për të ardhmen e qytetarëve, raporton Express.

“Procesi zgjedhor po ecën mbarë, ne ju bëjmë thirrje të gjithëve që kanë të drejtë vote në komunat ku po zhvillohet procesi që të dalin në zgjedhje masovikisht. Kështu ne mund të marrim përgjegjësi për të ardhmen tanë. I bëjmë thirrje të gjithë atyre që nuk e kanë realizuar këtë të drejtë le të dalin”, u shpreh ai në konferencën e dytë me radhë të mbajtur për media.