Kërkesa e kryeministrit ndaj komisionit për Demarkacion

Kërkesa e kryeministrit ndaj komisionit për Demarkacion

Kryeministri Haradinaj takoi anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror me të cilët bashkëbisedoi për angazhimin dhe aktivitetin e deritanishëm të Komisionit.

Anëtarët e këtij Komisioni, të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, e njoftuan kryeministrin për punën e tyre të deritashme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga burimet e ndryshme, nga tereni si dhe nga takimet e punës të zhvilluara gjatë javës së kaluar në Republikën e Kroacisë dhe të Sllovenisë, me qëllim të sigurimit dhe verifikimit të të dhënave faktografike, konsultimeve dhe  shkëmbimeve të përvojave me zyrtarët relevantë të këtyre shteteve.

Kurse kryeministri Haradinaj e vlerësoi punën dhe përkushtimin e tyre dhe njëkohësisht theksoi se raporti përfundimtar duhet të përmbajë një nivel të lartë profesional si dhe të bazohet në fakte origjinale, të vlefshme dhe të verifikuara, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë./Insajderi.com