Kërkesa e këngëtares serbe për këngët e Dua Lipës

Kërkesa e këngëtares serbe për këngët e Dua Lipës

Këngëtarja e njohur serbe, Gordana “Goca” Trzhan, ka nxitur debat në vendin e saj pas deklaratës për Dua Lipën.

“Goca” reagoi ndaj këngëtares prishtinase Dua Lipa, e cila karrierën e zhvillon në Britani.

Në Tëitter, këngëtarja serbe bëri thirrje për “embargo” ndaj këngëtares me famë botërore.

“A do ta ndalojë dikush më transmetimin e Dua Lipës në radiostacionet tona, për atë Zot”, shkroi Goca në Twitter.

Kjo deklaratë nxiti reagim të ashpër, ku për pasojë këngëtarja serbe hyri në konflikt direkt me disa fansa, e kur gjakrat u qetësuan, ajo u tërhoq paksa.

“Natyrisht se nuk mendoj që duhet ndaluar muzikën. Por unë, si fanse e talentit dhe suksesit të Dua Lipës, jam e lënduar me deklaratat e saja të vazhdueshme për Kosovën. Çka s’ka të paqartë këtu? Mua më dhemb Kosova, për ju nuk e di”, shkroi më tej ajo.