Kërkesa e Hotit për qeverinë: Jepni dorëheqje mos e thelloni krizën

Kërkesa e Hotit për qeverinë: Jepni dorëheqje mos e thelloni krizën

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se qeveria aktuale nuk mund të funksionojë me vetëm 60 deputetë dhe sipas tij zgjedhjet janë të pashmangshme.

“Kryesia e Kuvendit dështon të caktojë seancën e radhës për shkak të insistimit të ‘shumicës pakicë’ që të shtyhet edhe më tej seanca e jashtëzakonshme, që u ndërpre më datë 10 shtator. Sapo grupi jonë parlamentar dhe nënkryetari i Kuvendit Shala dolëm jashtë, kryesia nuk kishte kuorum për punë”.

“Kjo qeveri nuk mund të funksionojë me këtë shumicë parlamentare prej vetëm 60 deputetëve. Zgjedhjet tjera janë të pashmangshme. E udhës është të japin dorëheqje që të mos thellohet kriza më tutje”, ka shkruar ai në Facebook.