Kërkesa e Erdoganit për shtetet islamike rreth Jerusalemit

Kërkesa e Erdoganit për shtetet islamike rreth Jerusalemit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kërkuar nga liderët e kombeve myslimane të njohin Jerusalemin si “kryeqyteti i okupuar i Palestinës”.

Duke mbajtur fjalim në takimin e liderëve myslimanë, Erdogan ka thënë se vendimi i SHBA-së për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit është  “i pavlefshëm”.

Erdogan akuzoi edhe njëherë Izraelin për terrorizëm, shkruan BBC.

Lideri palestinez, Mahmoud Abbas, ka thënë se “SHBA-ja e ka hequr veten nga roli që kishte në procesin paqësor”, transmeton albinfo.

Jerusalemi, që njihet si qendër e feve më të mëdha, ditë më parë u njoh zyrtarisht nga SHBA-ja si kryeqytet i Izraelit. Statuti i këtij qyteti vazhdon të mbetet zemra e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.