Kërkesa e “Demokraci Plus” për partitë politike para zgjedhjeve lokale

Kërkesa e “Demokraci Plus” për partitë politike para zgjedhjeve lokale

Organizata jo-qeveritare “Demokraci Plus” u ka bërë thirrje partive politike që të vendosin sa më shumë gra në listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen më 22 tetor.

Sipas “Demokraci Plus”, partitë politike përfitojnë nga vendosja e grave në listat e kandidatëve.

“Në prag të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet komunale të vitit 2017, Democracy
Plus (D+) fton partitë politike që të nominojnë më shumë gra si kandidate për kryetar të komunave dhe
anëtare të kuvendeve komunale”, thuhet në njoftimin e “D+”.

“Demokraci Plus” po ashtu u ka bërë thirrje partive “që përveç vendosjes së më shumë grave në listat e kandidatëve”, të angazhohen në mënyrë afatgjatë për promovimin e grave në politikë përmes masave si:

1. Nominimi i grave në pozita udhëheqëse të subjektit politik, në borde dhe institucione publike, trupa
menaxhuese të zgjedhjeve, dhe pozita të tjera të nominuara nga subjektet politike.

2. Krijimi i ambientit për promovimin e gruas në parti përmes ndryshimeve potenciale të statuteve
partiake, krijimit të programeve që mbulojnë çështjet me interes për gratë, financimit të
aktiviteteve të fushatës për gratë kandidate dhe aplikimit të kuotave vullnetare.

3. Auditimi gjinor i anëtarësisë së partisë, përcaktimi numrit të burrave dhe grave në organet
udhëheqëse të partisë dhe në listën e kandidatëve, dhe rekrutimi i vazhdueshëm i grave në parti.

4. Promovomi dhe edukimi i vazhdueshëm i grave, ngritja e kapaciteteve të grave në menaxhim dhe
lidership, ofrimi i trajnimeve për komunikim me publikun, ofrimi i rrjetëzimit për gratë anëtare, dhe
edukimi i vazhdueshëm i grave votuesve. /Insajderi.com