Kërcënimi anonim forcon kontrollin në aeroportin e Gjenevës

Kërcënimi anonim forcon kontrollin në aeroportin e Gjenevës

Një kërcënim anonim ka bërë që policia të rritë masat e kontrollit në aeroportin e Gjenevës.

Një gjendje e tillë po vazhdon dhe autoritetet e sigurisë nuk kanë treguar edhe sa kohë do të vazhdojnë këto masa, shkruan televizioni zvicran srf.ch.

Ndër të tjera në këto masat përfshijnë, kontrollime shtesë të pasagjerëve, dhe për këtë arsye rekomandohet që të paraqiten më herët në aeroport për të udhëtuar sepse kontrolla u merr kohë më shumë.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se gjendja nuk është aq e rrezikshme sa që të mbyllet tërësisht aeroporti. Ai tha vetëm se aeroporti ka marrë një thirrje telefonike anonime duke mos ofruar të dhëna tjera. /Insajderi.com

zvicer