Kandidati presidencial në Serbi nga partia LSV, Nenad Çanak, ka marrë kërcënime me vdekje nëpërmjet rrjetit social Facebook, kanë thënë thënë zyrtarët e kësaj partie.

" />

Kërcënohet me vdekje kandidati për president të Serbisë

Lidhja e Social Demokrate e Vojvodinës (LSV) kërkoi nga autoritetet kompetente që urgjentisht të përcaktojnë identitetin e kryerësve të kërcënimeve, raporton agjensia Beta.

LSV në një deklaratë ka sqaruar se kërcënimet u bënë në faqen e Facebook-ut të degës së LSV-së në Zrenjanin.

Në kërcënim thuhet se Çanak “duhet pushkatuar”, në fund të tekstit për nevojën e decentralizimit të Serbisë dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes së furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët në Zrenjanin.

“Për këtë, si dhe disa kërcënime të tjera që janë adresuar së fundmi ndaj Nenad Çanak-ut nëpërmjet rrjeteve sociale, është njoftuar policia. Ne presim që autoritetet do të përcaktojnë identitetin dhe sanksionojnë kryesit e kërcënimeve me të njëjtën shpejtësi, siç ishte rasti me disa politikanë të tjerë dhe kandidatët presidencialë”, thuhet në deklaratë.

Përndryshe Çanak është i njohur si kandidati i vetëm presdiencial në Serbi që hapur ka kërkuar që Serbia të njohë pavarsinë e Kosovës.