Kërcënohet me vdekje drejtuesi i Dortmund: “Do të përfundosh në bagazh!”

Kërcënohet me vdekje drejtuesi i Dortmund: “Do të përfundosh në bagazh!”

Në lidhje me disa gjëra nuk bëhet shaka. Hans-Joachim Watzke, administrator i deleguar i Borussia Dortmund është kërcënuar me vdekje.

Mesazhi është shfaqur në një murale, që pasi u fotografua nisi të qarkullojë në rrjetet sociale, veçanërisht në “Twitter”. “Watzke, shumë shpejt do të përfundosh në bagazh”.

Ishte ky mesazhi makabër, që ka bërë edhe policinë të nisë menjëherë hetimet.

Sipas investigimeve të para, të gjitha të dhënat çojnë në një të dyshuar të veçantë, në fakt një grup të dyshuarish. Bëhet fjalë për djemtë e grupit të huliganëve “0231 Riot”, të njohur nga forcat e rendit si një forcë e ekstremit të djathtë.

Grupi “0231 Riot” kanë qenë shpesh protagonistë të episodeve të ngjashme.

Gjithsesi, Watzke nuk shfaqet veçanërisht i shqetësuar: “Duan të dëmtojnë Dortmund-in. Nuk i konsideroj tifozë të Dortmund”. Një reagim i drejtë. Edhe pse është e vërtetë që mbi disa gjëra nuk bëhet shaka, është gjithashtu e vërtetë që njerëz me këtë determinacion nuk duhen marrë seriozisht, nuk e meritojnë.