Kërcënohet shkrimtari Agron Tufa, pasi kërkoi të ndalohen filmat e regjimit të Enver Hoxhës

Kërcënohet shkrimtari Agron Tufa, pasi kërkoi të ndalohen filmat e regjimit të Enver Hoxhës

Për shkak se ka filluar  një nismë për të ndaluar me ligj filmat propagandistik komunistë të regjimit të Enver Hoxhës, shkrimtari Agron Tufa ka marrë kërcënim në llogarin e tij nw Facebook.

Këtë nismë ai e ka nisur bashkë me Erald Kapri ndërsa kërcënimi ka ardhur nga një person anonim.

Sipas Tufës, këta filma janë mbetje toksike, radioaktive e dëmshme për shëndetin moral publik.

“Mbetjet e diktaturës dhe nostalgjikët e asaj idile kinematografike perverse, incestuoze, qenkan prekur në kockë. Në News 24 kisha sqaruar, se: jo përjashtimisht të gjithë filmat të ndalohen. Por të bëhet një listë e kujdesshme e filmave (të pakët) që nuk përçojnë propagandë komuniste, si dhe: të gjithë filmat e ‘mbijetuar’ të paraprihen para transmetimit me një 5 minutësh hyrje, ku të shpjegohet se përse transmetohet aksh film (vlera artistike, regjisoriale, aktoriale, tematike etj)”, ka deklaruar Tufa.