Kërcënohet me jetë Myftiu i Tiranës

Kërcënohet me jetë Myftiu i Tiranës

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka thënë se ka pranuar kërcënime me jetë në rrjetin social Facebook, pasi myslimanët shqiptarë në Tiranë e “mbuluan” shtatoren e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu teksa e falën namazin e Kurban Bajramit në Tiranë.

Për situatën e krijuar dhe akuzat e ngritura se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka bërë me qëllim mbulimin e bustit të Skënderbeut për shkak se nuk e pranon heroin kombëtar, Ylli Gurra thotë se ka mori kërcënime me jetë.

“Unë kam marrë edhe kërcënime me jetë, në Facebook. Sot paradite. Persona me emër mbiemër. Një pjesë duket nga Kosova. I mëshojnë shumë pjesës që “ju nuk jeni shqiptarë duhet të ikni, jeni turq”, ka thënë Gurra për Express.

Sipas Myftiut të Tiranës e gjithë kjo krijohet për efekt të përçarjes së besimtarëve.

“Ushqyerja e ndasisë, e urrejtjes, sado minimale të jetë është nga rreziqet më fatale, më goditëse. Urrejtje fetare të këtij lloji, në këtë mënyrë, kaq shpejt dhe kaq shumë në lidhje me Bajramin, nuk ka patur ndonjëherë”, përfundoi Myftiu i Tiranës. /GazetaExpress