Kërcënimi tjetër nga ISIS

Kërcënimi tjetër nga ISIS

Pas sulmit të përgjakshëm në Britani, ISIS ka njoftuar masakrën e radhës.

Në një video të shpërndarë në internet, një militant i ISIS bën thirrje për sulme në ShBA. Ai i kërkon militantëve të Shtetit Islamik që të therin njerëz, ti hedhin nga ndërtesat dhe ti shtypin me makinë.

Disa ditë pas sulmit terrorist me 22 të vdekur në Britani, militantë të ISIS kryen një tjetër masakër në Egjipt, me 29 viktima.

Manchester Arena është arena më e madhe në Europë me një kapacitet prej mbi 21 mijë personash. Në momentin e shpërthimit ishte mbushur plot me të rinj e të reja për koncertin e këngëtares së njohur Ariana Grande.