“Kërcënimi” i Joshuas për Wilder

“Kërcënimi” i Joshuas për Wilder

Anthony Joshua e ka cilësuar rivalin e tij në pesha të rënda, Tyson Fury, si kundërshtarin më të rrezikshëm të tij, ndërsa ka thënë se Deontay Wilderin do ta nokautonte me një goditje të vetme.

Fury, 29-vjeçar, nuk është rrahur në ring që nga nëntori i vitit 2015, kur e mposhti Wladimir Klitschkon për titujt WBA, IBF dhe WBO. Megjithatë, ai është duke u stërvitur dhe planifikon të rikthehet në ring në pranverë të vitit 2018.

Joshua, i cili jeton në Londrën Veriore, thotë se nuk do të kishte problem ta nokautonte Wilderin, ndërsa Fury, nga Mançester, është kundërshtari më i vështirë i tij në dispozicion.

“Wilder? Do ta nokautoja. Do të më merrte pak kohë, por përfundimisht do të rrëzoja për toke me një goditje”, ka thënë Joshua.