Kërcënimi i ekipit të Insajderit, kryelajm në Belgjikë

Kërcënimi i ekipit të Insajderit, kryelajm në Belgjikë

Radio Televizioni i Belgjikës (RTBF), në gjuhën frenge, ka raportuar sot për kërcënimet me vdekje ndaj gazetarëve të Gazetës Online Insajderi, të ardhura nga drejtori i kompanisë “Euro-IDA”, Anton Jupa.

Kërcënimet nga drejtori i kompanisë “Euro-IDA” nga Rahoveci, kanë ardhur pesë ditë pasi Insajderi publikoi hulumtimin e gazetarit Eros Klaiqi, i cili dëshmon se kjo kompani kishte importuar mish të dyshimtë nga kompania belge “Veviba”.

“Origjina e rastit Veviba fillon në Kosovë. Është vendi në të cilin mishi 12 vjet i vjetër është kapur dhe asgjësuar në shtator të vitit 2016 nga autoriteti lokal i sigurisë së ushqimit. Me këtë rast, gazetarët zbulojnë emrin e një kompanie që importoi mish nga Veviba: kompania Euro-IDA”, shkruan uebsajti i Radio Televizionit të Belgjikës (RTBF).

Të shtunën e kaluar, The RTBF zbuluar origjinën e skandalit Veviba, Kosovës dhe shitje nga një shumicë belg mish thertore vjetëruar në Kosovë.

Radio Televizioni i Belgjikës (RTBF) ka raportuar javën e kaluar lidhur me hulumtimin e Insajderit. që dëshmoi se kompania “Euro-IDA” kishte importuar mish në Kosovë nga kompania belge “Veviba”.

“Shefi i kësaj kompanie ka kërcënuar me vdekje gazetarët e mediumit Insajderi“, shkruan RTBF.

Po ashtu, RTBF raporton se ekipi i televizionit të vet kishte qëndruar në Kosovë javën e kaluar. Kishte vizituar lokalin e kompanisë “Euro-IDA” në Rahovec. Lokacioni i kësaj kompanie në Rahovec ishte i zbrazët, dhe dyert e deposë ishin të mbyllura.

“Pavarësisht lokacioneve të zbrazëta, dyerve të mbyllura dhe një numri telefonik jashtë përdorimit, drejtori i Euro-IDA është i paarritshëm për kontakt. Por, pavarësisht kësaj ai kërcënon gazetarët e mediumit që transmetoi lajmin”, raporton RTBF.be.

Drejtori i “Euro-IDA”, Anton Jupa ka telefonuar të hënën në redaksinë e Gazetës Online Insajderi dhe ka kërcënuar me vrasje ekipin e Insajderit.

“Problemet serioze janë shumë! Shumë serioze! A me ditë qaj personi që u kon i pari, pasha natën e babës që ka dekë e ai ka bo vetëvrasje, (nuk kuptohet) s’ka me e myt, vetëm ka me e copëtu me sakicë, ka me coptu edhe me masakru. Maje në mend qa po thom unë”, ka thënë Jupa, në një telefonatë në redaksinë e gazetës.

Përveç Radio Televizionit të Belgjikës, edhe gazeta e njohur belge Le Soir ka shkruar për kërcënimet e Jupës ndaj ekipit të Insajderit.

“Afera Veviba: gazetarët që qëndrojnë pas hulumtimit kërcënohen me vdekje”, titulloher artikulli i Le Soir.

Ky lajm është transmetuar edhe në televizione dhe mediume të tjera online në Belgjikë. /Insajderi.com

Audio-inçizimi i kërcënimeve të Anton Jupës ndaj ekipit të Insajderit:

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=biznesmeni-kosovar-qe-importoi-mish-nga-kompania-e-dyshimte-belge-kercenon-gazetarin-e-insajderit