Keqpërdorimi i Aeroportit të Prishtinës nga kompania Limak

Keqpërdorimi i Aeroportit të Prishtinës nga kompania Limak

Ndonëse Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) aktualisht i përket kompanisë private “LIMAK”, e cila e ka marrë me koncesion këtë aset të Kosovës, ajo i është nënshtruar ndërhyrjes së një zyrtari të lartë publik.

Familjarë të afërt dhe të largët të drejtorit të Agjencisë të Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredinit janë punësuar në këtë Agjenci.

Në emisionin “Jeta në Kosovë”, të transmetuar të enjtën, Bahri Nuredini e pranoi vet se kishte ndikuar për të punësuar vëllain e tij në kompaninë Aeroportin e Prishtinës të koncesionuar nga LIMAK, përcjell Insajderi.

Përveq kësaj, Nuredinit i janë punësuar edhe kushërinjë të tjerë, disa në ASHNA e disa në LIMAK.

Nuredini ka pranuar se të afërmit e tij janë punësuar në ASHNA e LIMAK, por ka thënë se ata janë punësuar në bazë të procedurave.

Nuredini ka rrëfyer se si është punësuar vëllai i tij në kompaninë LIMAK.

“Vëllai im punon që prej vitit 2013 në LIMAK. I kam thënë dikujt aty, a mundesh me marrë vëllain tim në punë sezonale dhe ata e kanë marrë”, ka thënë Nuredini.

Hulumtim Ekskluziv: Aksham Pazar me Aeroport Ndërkombëtar 3#JetaNeKosove

Posted by Kallxo.com on Thursday, 26 April 2018