Këngëtarja në karrocë përfaqëson Rusinë në Eurovizion

14.03.2017 09:28
Këngëtarja në karrocë përfaqëson Rusinë në Eurovizion

Këngëtarja në karrocë, Yulia Samoilova do të përfaqësojë Rusinë në Eurovizionin e këtij viti.

“Flaka po digjet” titullohet kënga e ruses e cila do të jetë pjesë e Eurovizionit që mbahet në datat 9,11 dhe 13 maj.

Këngëtarja sivjet do ti mbushë 28 vjet dhe është në karrocë që nga mosha e re, raportojn mediat ruse.

Rusia ka vendosur që mos ti mungojë garës këtë vit edhe pse ajo mbahet në Ukrainë dhe marrë parasysh raportet mes dy shteteve pritej që Rusia mund të mungonte në garë.

Rusia e ka fituar Evrovizionin në vitin 2008 kur fitoi Dima Bilan me këngën Believe. /Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=5cNnlSF5LBQ