Këngëtarja e njohur rrëfehet: ‘E kam tradhtuar burrin’

Këngëtarja e njohur rrëfehet: ‘E kam tradhtuar burrin’

Këngëtarja britanike, Lily Allen, e cila është e njohur për sinqeritetin dhe të qenit e hapur në intervistat e saj, asnjëherë nuk i ka fshehur detajet nga jeta private.

Megjithatë, ka arritur të mbajë shumë gjëra të fshehta deri më tani, të cilat janë përfshirë në librin autobiografik, “My Thoughts Exactly”, që do të botohet së shpejti.

Ajo ka treguar se një kohë të gjatë ka vuajtur nga depresioni postnatal, ndërsa ishte nisur në turne menjëherë pas publikimit ta albumit “Sheezus” në vitin 2014.

Depresioni pas lindjes (PPD) që quhet edhe depresioni postpartum ose postnatal, është një formë e çrregullimit të disponimit pas sjelljes në jetë të fëmijës, i cili përfshin kryesish nënat, por nuk përjashtohen as baballarët. Në kuadër të simptomave mund të jetë pikëllimi ekstrem, energjia e ulët, ankthi, episodet me të qara, ngacmueshmëria dhe çrregullimet e gjumit ose ushqyerjes.
“E kisha humbur ndjenjën për veten, identitetin tim. Kam qenë nënë e keqe dhe kam qenë e keqe në punën time”.

“Zgjohesha në mes të ditës në autobusin e turneut dhe mërmëroja. E kam tradhtuar burrin tim”, ka thënë Lily për Sam Cooper, me të cilin është shkurorëzuar para dy vitesh.

Këngëtarja i ka publikuar në Instagram edhe disa detaje në lidhje me tradhtinë që i ka bërë burrit të saj.

“Kam fjetur me prostituta femra kur isha në turne, sepse isha e humbur dhe e vetmuar dhe kërkoja diçka. Nuk jam krenare, por nuk jam e turpëruar”.

“Nuk e bëj më…”, ka theksuar Allen duke e promovuar autobiografinë e saj dhe ka thënë se është vetëdijshme se mediat do t’i shtrembërojnë gjërat, por ajo dëshiron ta tregojë të vërtetën.