Seldi dhe Mimoza zbulojnë detajet e dasmës

Seldi dhe Mimoza zbulojnë detajet e dasmës

Këngëtarët Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu kohë më parë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë në një ambient privat në Zvicër me shumë të ftuar.

E ndërsa fejesa ishte e papritur, fansat presin që edhe vendimi për dasmën të jetë i tillë. Në një intervistë për “Prive” ata folën jo për klipin e ri që do të vijë muajin e ardhshëm, por edhe për planet që kanë për martesë.

“Ne nuk bëjmë fare plane, ne nuk kemi bërë plane që të lidhemi nuk kemi bërë plane që të fejohemi dhe ne nuk bëjmë plan që të martohemi. Ne jetojmë të lirë nuk bëhen gjërat përherë me thikë, por sigurisht një martesë do të kemi normal sepse pas fejesës martesa vjen”, – u shpreh Seldi, teksa mori konfirmimin edhe nga partnerja e tij.

Image result for mimoza shkodra seldi