Këngët shqip të Elina Dunit promovohen në radion zvicerane

Këngët shqip të Elina Dunit promovohen në radion zvicerane

Këngëtarja dhe kompozitorja e njohur shqiptare, Elina Duni, po rikthehet me një album të ri muzikor.

Albumi i saj i ri solo titullohet “Partir”, bën të ditur atsh. Radio Kombëtare Zvicerane ka përgatitur një event të veçantë transmetimi për promovimin e këngëtares me rastin e lancimit të këngëve të saj më të reja.

Për këtë projekt ri të muzikantes shqiptare është kujdesur gazetari i njohur zviceran Arnaud Robertin, për të cilin vetë Elina Duni ka shprehur mirënjohje.

Albumi “Partir”, ka këngë në gjuhën shqipe, melodi të cilat janë dhe duke u transmetuar në radio kombëtare të Zvicrës.

“Partir” do të dalë në treg nga 13 prilli në Zvicër, ndërsa në pjesën tjetër të Evropës dhe SHBA-së nga 27 prilli.